Paralajmërimet për një përshkallëzim të rrezikshëm tensionesh në veriun e brishtë të Kosovës dhe thirrjet për fashitjen sa më të shpejtë të tyre, kanë qenë kryefjala e cdo takimi, deklarate apo paralajmërimi të ndërkombëtarëve këto javët e fundit. Por asnjëherë më parë, rreziku që bart realisht në vetvete në situatë e tillë nuk ishte pohuar kaq hapur e qartë sic e bëri i dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar gjate nje debati në Këshillin Atlantik.