Arrestimi i tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga njësitë serbe në afërsi të kufirit, ngjalli menjëherë frikën e një shpërthimi të ri të situatës në veri të Kosovës, pikërisht në kohën kur ndërkombëtarët po tentonin fashitjen e tensioneve, me hir a me pahir për të dyja palët, edhe pse trysnia kryesore ishte për Albin Kurtin. Incidenti, i rrethuar në fillim me paqartësi të mëdha, barte në vetvete të gjithë potencialin e kthimit në shkëndijën e shpërthimit të një konflikti. Ndërkombëtarët megjithatë, nuk nxituan qe ne fillim në reagime.