Për fansat e mbretit të “anti-kulturës”, ishte më shumë se një goditje e rëndë: ishte kulmi i ironisë. Bob Dylan, që shkroi mbase këngën më përfaqësuese të protestës, Blowin’ In The Wind, iu shit `Establishmentit`, sipas disa ndjekesve te tij. Në atë që konsiderohet si një prej marrëveshjeve më të mëdha muzikore në histori, artisti legjendar pranoi t`ia dorëzonte të drejtat e muzikës së tij studios Universal Music për më shumë se 300 milionë dollarë. Por cfarë ndodhi me gjeniun e muzikes, dhe sa ndikoi në vendimin e tij historia shumë e ndërlikuar e marrëdhënieve të veta familjare.