Presidenti ukrainas Aleksandër Lukashenko përballet me protestat më të mëdha që janë parë ndonjëherë përgjatë gati tre dekadave të ij në pushtet. Ankesa e zemëratë për zgjedhjet ka pasur dhe në të shkuarën, por si ato, ashtu dhe kritikat ndërkombëtare janë fashitur shpejt përballë pamundësisë për t`i lëkundur themelet regjimit të tij autoritar. Këtë herë është ndryshe. Aq shumë e kërkon populli ndryshimin, sa qe i gatshëm të mbështeste me forcë një grua të re shtëpiake, e cila u kthye në fytyrën dhe instrumentin e ndryshimit. Por në momentin e vet më të vështirë, Lukashenko mori mbështetjen e një aleati të fuqishëm, me të cilin i lidh një frikë e përbashkët.