Nju Jorku, qyteti që e bëri të famshëm, i ktheu dhe një herë dritat e prozhektorëve nga Donald Trumpi, vetëm se këtë herë për një etiketim të cilin, manjati i kthyer në politikan me shumë dëshirë do ta kishte shmangur. Në momentin surreal dhe historik që shkeli në sallën e gjyqit atje e u përball me plot 34 akuza, ai u bë ish presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amërikës në emrin e të cilit ngriheshin akuza penale.