Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, sulmoi ditën e djeshme Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion dhe kreun e këtij institucioni, Altin Dumani. Gjatë konferencës së radhës për mediat, Meta tha se SPAK është një strukturë që vepron me regji. Deklaratën, Meta e bëri kur u pyet nëse beson tek ngritja e një strukture nga ana e SPAK për të mbrojtur votën për zgjedhjet parlamentare të 2025, teksa u shpreh skeptik. Ai iu referua zgjedhjeve parlamentare të viti 2021, ku një qytetar mbeti i vrarë, duke thënë se SPAK nuk mori asnjë veprim dhe dosjen e çoi në Prokurorinë e Elbasanit, dhe pse kjo e fundit ishte në konflikt interesi. Gazetar: Kristo Kote