Liberalizimi i vizave, Haradinaj: Do ndodhë në dhjetor
02/11/2019 15:54

Ndërsa Franca mban qëndrim bllokues ndaj liberalizimit të vizave për Kosovën, siç bëri së fundmi me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, thotë se kosovarët do të mund të lëvizin lirshëm në Evropë, nga dhjetori. Për Kosova Press, Haradinaj thotë se janë shumë reale gjasat që Kosova të hyjë në dhjetor në agjendën e Këshillit Evropian dhe se vendimet e shteteve anëtare mund ti ndezin dritën jeshile liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. “Gjermania besoj se do i japë një epilog pritjes së gjatë për vendim para Krishtlindjeve. Këshilli i Evropës mban takim në dhjetor pra mbetem me shpresë që do të jemi në agjendë. Unë nuk e shoh gjendjen të njëjtë me zhvillimet për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, shprehet Haradinaj. Por për ekspertët, gjasat që liberalizimi të ndodhë në dhjetor, nuk janë të mëdha. Sipas tyre, institucionet e Kosovës nuk kanë dëshmuar gadishmëri për të luftuar krimin e organizuar. Për ta, liberalizimi jo vetëm që nuk do të ndodhë këtë vit, por procesi do të kërkojë akoma shumë kohë. Ekspertët vlerësojnë qëndrimin e Gjermanisë ndaj procesit, por mendojnë se nuk ka gjasa që Franca të ndryshojë qëndrim pa parë rezultate konkrete në luftën ndaj korrupsionit. Mediat kosovare ndërkohë kanë shkruar se burime diplomatike nga Franca thonë se pa përmbushjen e kriterit të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Kosova nuk do ta marrë liberalizimin e vizave. Dhe në pritje të liberalizimit, çdo qeveri kosovare jep afatet e saj, gjithnjë më të ngarkuara me optimizëm se ç’duhet, me qeverinë Haradinaj që kishte përmendur fillimisht fundin e vitit 2018 dhe më pas qershorin 2019.

Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17
Top News -Afati kushtetues për presidentin e ri/ Rreziku për zgjedhje të reja, asnjë hap nga partitë
02/04 11:01
Top News – “Asnjë votë për kandidatët e Kurtit”. LDK nuk do të mbështesë emrat e VV për president
01/04 17:27
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/ Mbushen tribunat në ‘Fadil Vokrri’, tifozët shqiptarë nisën këngën
31/03 20:51