10 aksidente brenda 3 ditëve në Shqipëri, cfarë po ndodh në vendin tonë? Një aksident me vdekje u regjistrua mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit, në Kavajë. Një automjet u përplas me një motor. Drejtuesi i motomjetit ndërroi jetë në vendngjarje. Po mbrëmjen e së enjtes, një aksident ndodhi në rrugën e Arbrit, ku një automjet u përmbys mbi urën 158 metra të lartë. Në automjet ndodheshin dy të rinj, burrë e grua. Si pasojë e plagosjes, gruaja u transportua për ndihmë mjekësore në spital.