Dita e sotme e ka gjetur Beratin me lëvizje të shumta përgjatë rrugëve. Të shumtë kanë qenë edhe qytetarët beratas, që me ose pa lejen e autorizuar u janë drejtuar marketeve e dyqaneve ushqimore, për t’u furnizuar me produkte jetike. Radhë të shumta ka pasur edhe në dyqanet e fruta-perimeve dhe farmacitë e qytetit, ku është vërejtuar respektimi i distancës mes njerëzve dhe përdorimi i masave mbrojtëse. Dyndje njerëzish dhe grupime të panevojshme ka pasur në bankat e qytetit, ku askush nuk shihet të respektojë distancën apo të përdorë masat mbrojtëse.