Në ditën e shenjtërimit të saj u ekspzua herë të parë letra e shkruar nga Shën Tereza, në të cilën pas më shumë se një dekade shkruan edhe në gjuhën e saj amtare, në shqip. Tri letrat e shkëmbyera me kreun e shtetit shqiptar të asaj kohe rrëfejnë përmes fjalës së kujdesshme të hedhur në fletë fletoreje me shkrimin e vetë shënjtores shqiptare këtë udhëtim dhembshurie dhe dashurie për të varfërit, të vobektët por edhe për kombin pjesë e së cilit ishte.