Lutjet e shqiptarëve për t’u kthyer nga Siria në vendlindjen e tyre kanë qenë në format nga më të ndryshme. Përveç videove dhe audiove të transmetuara, në redaksinë e Top Channel kanë mbërritur dy letra; një nga një nënë 72 vjeçare dhe tjetra nga gruaja 38 vjeçare ku kërkojnë me ngulm nga shteti shqiptar që t’I largojnë nga terrori i luftës në kampin Al- Hawl.