Në Vjenë të Austrisë është mbledhur Këshilli i Përhershëm i OSBE-së, në një takim ku po marrin pjesë të gjithë krerët e organizatës nga shtete të ndryshme përfshirë edhe SHBA-në. Për Kosovën atje ka raportuar ambasadori, Jan Braathu, i cili drejton zyrën e OSBE-së në Prishtinë. Lidhur me raportin e prezantuar prej tij reagoi ambasadori amerikan në këtë mision, Harry Kaiman, i cili tha se kishte arritur ta kuptonte më në detaje situatën. Por sërish, ai i mëshoi idesë së heqjes së taksës. Kaiman kujtoi se Administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e fokusuar për avancimin e raporteve mes të Prishtinës dhe Beogradit.“Dy të dërguar të posaçëm amerikanë po punojnë që të kapërcehet ngërci mes dy vendeve, e kjo është thelbësore për stabilitetin rajonal dhe të ardhmen’, tha i ngarkuari me punë i SHBA-së në misionin e OSBE-së.