Skulptura e lepurit nga Jeff Koons është bërë vepra me e shtrenjtë e një artisti ende në jetë për të cilën ka rënë ndonjëherë çekiçi i ankandit. Skulptura prej çeliku inoks, 92 centimetra e lartë, u shit për më shumë se 91 milionë dollarë mbrëmjen e së mërkurës në shtëpinë e ankandeve Christie’s në Nju Jork.