Retë e tymit toksik, të çliruara nga djegia e mbetjeve urbane në vendgrumbullimin e mbetjeve në Spitallë të Durrësit, vazhdojnë të enden mbi të gjithë zonën e banuar dhe kampusin universitar që ndodhet vetëm pak metra më tutje. Reja toksike përhapet edhe në lagjet e tjera të qytetit bregdetar.