Vetëm ditën e djeshme janë asgjësuar nëpërmjet djegies 480 bimë narkotike kanabis në Krujë. Gjetja e bimëve narkotike është bërë në kuadër të operacionit “Territori i pastër”. Gjatë fazës së 26-të u angazhuan 17 grupe kontrolli me 140 punonjës policie dhe u përdorën 11 dronë. Gjatë shtrirjes megaoperacionit janë asgjësuar rreth 14 mijë rrënjë kanabisi. Shumica e bimëve narkotike janë zbuluar dhe shkatërruar në malësitë e Krujës.