Leandra ja doli! Sot ajo gëzon shëndet të plotë, falë zemrës së madhe të shqiptarëve!
10/10/2025 21:59

“Për Shqiptarët” është spektakli i madh emocionues në Top Channel, ku në qendër vendosen njerëzit e thjeshtë me historitë e tyre frymëzuese. Një program që bën bashkë shqiptarët për të shpëtuar jetë, për të strehuar një famije, për të realizuar një ëndërr, për të dhënë kurajë.