LDK kërkon kreun e Kuvendit/ Kërkesë-oferta e re për Vetëvendosjen
15/01/2020 21:54

Një ditë pas ofertës së fundit të Vetëvendosjes, LDK-ja ka bërë publikë propozimin e saj. Anëtari i kryesisë së kësaj partie, Avdullah Hoti bëri publike ofertën që që i kanë dorëzuar sot Lëvizjes Vetëvendosje, ku sqarohet se kanë kanë kërkuar kryetarin e kuvendit deri në zgjedhjen e presidentit, e pastaj kryepalamentari i kthehet VV-së. Numri i ministrive ndërkohë mbetet 12, vetëm se bëhen disa ndryshime në strukturë. “Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i bashkohet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ndahet nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku është integruar sipas marrëveshjes së arritur në takimet e mëparshme, dhe mbetet për komunitetet jo shumicë krahas Ministrisë për Komunitete dhe Kthim. Partnerët e koalicionit, në përputhje me dispozitat kushtetuese, për Presidentit të vendit do të përkrahin kandidatin e propozuar nga LDK-ja”, tha Hoti. Si rezultat i kësaj marrëveshje deri në zgjedhjen e Presidentit, VV do të ketë Kryeministrin, Nënkryetarin e parë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e dytë dhe pesë ministri, ndërsa LDK do të ketë Kreun e Kuvendit, Nënkryetarin e dytë të tij, Zëvendëskryeministrin e parë dhe pesë ministri. Vetëvendosja kishte propozuar një ditë më parë shtimin e numrit të ministrive në 14, por LDK duket nuk e konsideron këtë të nevojshme. Aktualisht nuk dihet se kur mund të ndodhin takime të reja ndërmjet lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike për vazhdimin e negociatave, port ë dyja janë duke u përballur me një trysni të madhe publike për të përshpejtuar procesin e formimit të qeverisë së re.

Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38