Kosova është në zi sot pasi po i jep lamtumirën e fundit artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha, e cila u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare, dy ditë më parë. Familjarë, miq dhe shumë qytetarë morën pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Teatrin Kombëtar të Prishtinës. Arkëmorti me trupin e pajetë të artistes po përshkruan për herë të fundit rrugët e Prishtinës.