Kuvendi u pastrua nga memecët/ Mes deputetëve do mungojë edhe humori i opozitës së re
09/03/2021 15:14

Listat e reja të kandidatëve për deputetë pavarësisht se mund të kenë shumë kontestime duke nisur që nga transparenca apo lënia jashtë e emrave me kontribute, në fund të fundit premtojnë një rezultat pozitiv. Ndërkohë më herët ishte ligji i dekriminalizimit që nisi funksionimin dhe dha shumë rezultate. Një tjetër pastrim duket se ka nisur, në lidhje me cilësinë e atyre që zgjidhen për të qenë përfaqësues të popullit. Parlamenti më në fund do pastrohet nga personazhe që kanë tërhequr vëmendjen jo për nismat juridike por për bëmat. Të parët ishin anëtarët e opozitës së re, një grupim personash që morën mandatet që lanë bosh kolegët e tyre. Ata patën meritë, që garantuan funksionimin e Kuvendit pas braktisjes nga opozita deri tek realizimi i reformës. Por në Kuvend gjatë këtyre muajve pamë shumë personazhe të rrallë në llojin e tyre që vlerën më të madhe që përcollën ishte humori. Këta personazhe nuk do t;i shikojmë më, të paktën në foltoren e Kuvendit, një vend që nuk duhej të lejoheshin të ngjiteshin. Listat e reja që ka përgatitur PD dhe LSI pritet që të kenë reflektuar nga pësimet me këta personazhe. Por një lloj katharsis ka pasur edhe në listën e socialistëve. Emra që nuk ju dëgjua zëri kurrë u tërhoqën (foto elena Duka), apo nuk u vendosën fare në listën e mazhorancës aktuale (pamje Musa Ulqini). Ashtu si tek opozita edhe brenda mazhorancës kishte shumë emra anonimë që për katër vite vetëm morën pagën dhe benefitet e të zgjedhurit të popullit dhe nuk lanë asnjë gjurmë e nuk bënë asnjë punë.

Top Channel/ “Çfarë rezultatesh ke si ministrja më afatgjatë e Ramës”? Ja si përgjigjet Kumbaro
19/03 15:39
Top Channel/ Ministri Demo: Komisioni për Territorialen vijon punën, reforma do të hartohet
19/03 15:33
Top Channel/ Stërvitjet serbe pranë kufirit me Kosovën, ministri i Mbrojtjes: Shqipëria garanton…
19/03 15:29
Top Channel/Projektligji i PD për zbritjen me 45 lekë të naftës, ministri Karakaçi rrëzon propozimin
19/03 15:28
Top Channel/ Nis lufta politike për naftën! PD ligj për heqjen e taksave. Qeveria refuzon
19/03 15:04
Top Channel/ Berisha në takimin e PPE, flet kundër Ramës dhe për mbështetje në rritje për opozitën
19/03 12:16
Top Channel/ PD tregon si ulet çmimi i naftës, paraqet propozim për ndryshimin e taksave
19/03 12:10
Top Channel/ Peleshi në Gjermani, PD ankohet/ Vizita në Bundestag, debat për delegacionin
19/03 12:06
Top Channel/ Berisha thirrje qytetarëve: Më 22 mars të ngremë zërin, sytë e partnerëve janë te ne
19/03 11:01
Top Channel/ Meta-Kryemadhi shkojnë në gjykim, Meta nga burgu flet për “drejtësi me regji”
18/03 15:09
Top Channel/ BE na pranon, por ende jo anëtarët! Fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare
18/03 15:07
Top Channel/ Çmimi i naftës, Rama mbledh furnizuesit: Nuk rikthehet bordi i karburanteve
18/03 15:05
Top Channel/ Rama tregon ku do shkojnë lekët që do mblidhen nga rritja e çmimit të naftës
18/03 14:46
Top Channel/ “Kemi krijuar AlbTrace në bashkëpunim me Emiratet”, Rama: Gjurmon produktet e akcizës
18/03 14:34
Top Channel/ “Situata po shihet në disa plane”, Malaj: Bordi i Transparencës ngrihet nëse…
18/03 14:34
Top Channel/ “Bllokimi i Hormuzit nuk na ndikon direkt”, Karakaçi: Gati pr.ligji i rezervës
18/03 14:23
Top Channel/ Ne kemi naftën tonë, pse duhet të rritet çmimi? Ja si përgjigjet Rama
18/03 14:22
Top Channel/ Kërkesa për kthimin te qytetarët të TVSH, Rama: Do përfitojnë vetëm pensionistët
18/03 14:11
Top Channel/ “Nuk jemi në kushte të krijimit të bordit për naftën”, Ibrahimaj: Po monitorojmë
18/03 14:10
Top Channel/ “Nafta është rritur në bursë”, Rama: Kemi në konsultim ligjin për rezervat shtetërore
18/03 13:54
DIGITALB DIGITALB