Në kuvendin e Shqipërisë është organizuar ditën e enjte një seancë homazh në përkujtim të shenjtores së shqiptarëve Nënë Tereza. Përkujtimorja është mbajtur me rastin e 15- vjetorit të ndarjes nga jeta të Nënë Terezës, e cila përbën një figurë shumë të rëndësishme, jo vetëm për kombin shqiptar, por për shumë kombe në botë për shakak të kontributit të palodhur në ndihmë të të varfërve dhe të sëmurëve.