Një sasi lënde plasëse është vënë në portën e banesë së gjyqtarit të Gjykatës së Shkalles se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, Tonin Sterkaj. Ngjarja është shënuar rreth orës 03:13, të 28 prillit 2024, në lagjen "Tom Kola" të këtij qyteti. Shpërthimi fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale tek porta e banesës. Gjatë dëshmisë së tij Sterkaj ka thënë se ka qenë me bashkëshorten në banesë kur ka dëgjuar shpërthimin. Ka dalë në ballkon, por pa e ditur se tritoli ishte vendosur në derën e tij. Ka qenë fqinja që e ka njoftuar dhe më pas ka kuptuar se eksplozivi ishte vendosur në banesën e tij. Gazetare: Luçiana Hulej Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj