Nën masa të rrepta sigurie, Sokol Mjacaj, autori vrasjes së Arben Lleshit në burgun e Peqinit (me 15 dhjetor) doli dje para Gjykatës së Elbasanit. Dosja e prokurorisë së Elbasanit për vrasjen e të dënuarit Arben Lleshi dhe plagosjen e shokut të qelisë Indrit Shaqja, nxjerr në pah detaje të rënda mbi sigurinë në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit. Ish-drejtori Kamber Hoxha, pranon se skanerat në hyrje të institucionit nuk kanë funksionuar duke krijuar kështu premisa për futjen e armëve, celularëve dhe sendeve të paligjshme. Gazetare: Luçiana Hulej Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj