Qindra fëmijë jetimë të strehuar në institucionet e kujdesit shpesh herë përballen me rreziqet e abuzimeve të ndryshme. Të dhunuar, të keqtrajtuar, të abuzuar seksualisht, të papërgatitur në aspektin arsimor dhe edukativ, ata kontribuojnë më së miri në statistikat e rritura të analfabetëve funksionalë në vend.