Është pritur me fyerje, vezë dhe pritje pas dere në Shqipëri eurodeputeti Fredi Beleri. Pas takimit në kryesinë e kuvendit ku Beleri ishte pjesë e delegacionit, është pritur me kureshtje nga gazetarët që e pyetën nëse kishte pasur rast të takonte kryeministrin. Ai ka refuzuar median dhe në largim e sipër është përplasur me qytetarët protestues, të cilët ishin paisur me vezë e kos por kishin porositur edhe kamerat nga këndet e ndryshme për ta xhiruar heroizmin e tyre. Fredi Beleri ishte pjesë e delegacionit evropian që vizitoi tiranën një ditë më parë. Kryeministri Rama nuk e priti në takim pasi kishte organizuar një takim me vetëm disa prej eurodeputetëve ku sigurisht mungonte Fredi Beleri.