Dosjet politike janë më intrigueset në duart e drejtësisë dhe ndiqen më me interes se të gjitha proceset e tjera. Beteja e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është një ndër më të ashprat që nga nisja e procesit deri më tani. Së fundmi, Veliaj ka paditur në Gjykatën Administrative prokurorin e cështjes së tij, Ols Dadon. Ai ka kërkuar që të pezullohet nga detyra, pasi sipas pretendimeve të tij, emërimi i tij si prokuror në vitin 2008 nuk plotësonte asnjë kriter. Nga Gjykata, Veliajt i është kërkuar që të përfshijë në padi dhe KLP si institucioni që ka bërë përzgjedhjen. Përvec betejës në Administrative, ku Veliaj ishte prezent, interesant procesi dhe në GJKKO. Kryebashkiaku ka ndryshuar avokat, duke emëruar Plarent Ndrecën, ky i fundit ka kërkuar më shumë kohë për tu njohur me të gjitha aktet e dosjes hetimore. Ndryshim gjendjeje për Metën Ilir Meta po ashtu vazhdon betejën e tij në GJKKO. Të gjitha kërkesat e tij të vazhdueshme për ndryshimin e masës dhe lënien në arrest shtëpie, ose detyrim paraqitjeje janë rrëzuar nga shkallët e Gjykatës. Pavarësisht se avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka ofruar dhe garanci pasurore për ish-presidentin, kërkesat e tij janë rrëzuar vazhdimisht. Gjyqi për Metë, Kryemadhin dhe personat e tjerë të përfshirë. Gjyqi i Metës ka shkuar për gjykim, pas 7 muajash seancash paraprake. Vendimi përfundimtar i shkallës së parë të Gjykatës së Posacme mund të mësohet shpejt. Ndryshim gjendjeje Balluku Një ndër përplasjet më të forta të qeverisë me organet e reja të drejtësisë është për Belinda Ballukun. E pezulluar nga pozicioni i zv.kryeministres dhe ministres së infrastrukturës me kërkesën e SPAK, Qeveria nuk ka pranuar ti heqë imunitetin. SPAK ka kërkuar zyrtarisht heqjen e imunitetit për të arrestuar ish-zv.kryeministren, por votat e PS kanë qenë kundër këtij vendimi. Një vendimarrje që ka sjellë dhe reagimin kundër të ambasadave të rëndësishme në Shqipëri.