Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet për dy rusët Mikhail Zorin e Svetlana Timofeeva si dhe për ukrainasin Fedir Alpatov të cilët u arrestuan në gushtin e vitit 2022 në uzinën e Armëve të Gramshit. Të tre këta persona akuzohen se janë spiunë të shwrbimeve sekrete ruse dhe se kishin ardhur në Shqipëri për të fotografuar gjendjen e objekteve ushtarake të vendit tonë. Kjo gjë konfirmohet edhe nga 24-vjeçari Mikhail Zorin, një student kimie i cili ka konfirmuar në prokurori se ka një marrëveshje bashkëpunimi me shërbimet sekrete (FSB) ruse që prej marsit të vitit 2021. Gazetar: Orest Floku