E krijuar dhe mbështetur nga “Zotërinjtë” e Tiranës, Sport Klubi ishte simboli i qyteti dhe hyrja në aktivitetet sportive ka qenë e lavdishme për të. Titujt e parë në vitet ’30-të e bën Sport Klub Tiranën skuadrën e parë që u prit dhe përshëndet nga një mbret. Por shumë shpejt, bardheblutë do të ishin pika e dobët ku do të sulmoheshin nga regjimi komunist, familjet e mëdha kryeqytetase me në krye Selman Stërmasin, i vënë nën shënjestrën e sigurimit të shtetit që në fillesat e tij.