Ka kaluar 1 shekull nga kjo thënie e të madhit Gjergj Fishta. Kohët kalojnë, sfidat mbeten po ato. Të paktën, për median dhe lirinë e saj. Pushtetin e katërt. Një pushtet që nëse vepron i lirë dhe i pavarur kryen misionin e shenjtë përparimtar që Fishta shkruante 1 shekull më parë. Raporti i Organizatës sëReporterëve pa Kufij, një matës ndërkombëtar i lirisë së medias, jep të dhëna shqetësuese për rajonin. Shqipëria ka shënuar rritje por aktivistët e shohin me skepticizëm. Kosova ka njohur rënien më të madhe në 15 vitet e fundit. Tashmë, renditet në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete. Ky është viti i dytë radhazi që Kosova shënon rënie. Në vitin 2024, zbriti nga vendi i 56-të në atë të 75-të. #liriashtypit #Lajm #EdiRama #AlbinKurti #TopChannel #Portale #Gazetar #PS #listëembyllur