Kur kanë mbetur dhe 20 ditë nga afati i vendosur nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës që Kuvendi të zgjedhë një kandidat konsensual për president, ende në horizont nuk ka një profil. Albin Kurti sakaq vijon takimet me partitë politike. Pas dorëzimit të detyrës nga Vjosa Osmani tek Albulena Haxhiu, Kurti u takua me Lumir Abdixhikun e LDK-së, ku të dy thanë se do të donin të shmangin zgjedhje të reja. Ndërkohë PDK i ka vendosur kusht Albin Kurtit që kërkesën për takim për tu konsultuar për kreun e shtetit ta sjellë me shkrim. “Nevojitet një letër zyrtare në mënyrë që të rritet serioziteti në trajtimin e kësaj çështjeje. Pas këtij konkretizimi nga ana e tij, çështja do të shqyrtohet në organet e partisë dhe më pas do të paraqitet qëndrimi përfundimtar i PDK-së”, thuhet në një njoftim të zyrës për media të kësaj force politike. A do arrijë politika e Kosovës të zgjedhë një president konsensual?