Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosjes, i është përgjigjur kërkesës së presidentit Hashim Thaçi për të caktuar sa më parë kandidatin për kryeministër të Kosovës. Më 10 janar, Thaçi i kërkoi kërkuar Kurtit t’i dërgonte emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë, duke cituar edhe pikë të Kushtetutës që, sipas tij, interpretohej se kur partia fituese nuk dërgon emrin e mandatarit, mund të konsiderohet si refuzim.