Albin Kurti nuk e prishi traditën e paraardhësve të tij duke e zhvilluar vizitën e parë si kryeministër në Tiranë. Takimi mes dy kryeministrave tejkaloj afatin kohor të parashikuar në protokoll dhe në konferencën e përbashkët për median shprehën darkordësi për nevojën e një shpejtësie të re në marrëdhëniet Shqipëri – Kosovë. Dhe këtë kryeministrat synojnë ta realizojnë përmes vijimit të takimeve mes dy qeverive më i afërti në Shkodër, pasuar nga ngritja e një komision ndërshtetëror me ministra dhe përfaqësues të komisioneve parlamentare.