Kurti: Jemi duke u përpjekur ditë e natë për marrëveshjen me LDK-në
13/12/2019 18:21

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se me LDK-në po bëjnë përpjekje natë e ditë që të arrijnë marrëveshje për koalicion. “Po përpiqemi ditë e natë që të arrijmë marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës. Këto kontakte dhe takime po vazhdojnë dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Takimi nuk është lajm. Lajm është arritja e marrëveshjes. Jemi dakorduar që komunikimin ta kemi shumë herë gjatë ditës në mënyrë që sa më parë ta realizojmë koalicionin për bashkëqeverisje. Gjithnjë më afër jemi, por kur ti kemi rezultatet konkrete do të ju informojmë”, tha Kurti pas regjistrimit si deputet në Kuvendin e Kosovës. Para gazetarëve Kurti ka folur edhe për vendimin për Ligjin për Paga nga Gjykata Kushtetuese. “Jemi në pritje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, me ç’rast të gjitha ato që thuhen aty do t’i adresojmë, përndryshe unë besoj që kemi nevojë për një ligj të ri, në mënyrë që pabarazitë e ngelura të eliminohen, edhe me ligjin e ri, shoferi dhe vozitësi i kryeparlamentarit e kanë rrogën më të madhe se drejtori i shkollës”, shtoi lideri i VV-së. Ai po ashtu ka komentuar edhe grevat e sotme në arsim dhe shëndetësi. “Grevat më vjen keq që ndodhen në këtë situatë, veç se ne as si deputet sot dhe as si Qeveri nesër nuk mund dalim në ballë të Kushtetueses”, tha Kurti

Top Channel/ Nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit në Hagë, akuzohet për pengim drejtësie
27/02 19:51
Top Channel/ Thaci ne Hage, nis gjyqi numër dy: “Pengoi drejtësinë”!
27/02 15:12
Top Channel/ Raportet për tërheqje nga Kosova, Osmani:”Ushtrinë amerikane e duam këtu”!
27/02 11:38
Top News- IDK padit MSH në Kosovë/ Kërkon shfuqizimin e tarifës për shoqëruesit e pacientëve
26/02 18:14
Top Channel/ PDK nuk ka votë për Osmanin: “Po na u kërkua, e propozojmë një kandidat per president!
26/02 14:59
Top Channel/ Murat Jashari “rrëzon” Konjufcën: “Asnjë plan për tu bërë president i Kosovës”!
26/02 12:20
Top Channel/ Spiropali vizitë në Prishtinë, takohet me homologun e saj në qeverinë Kurti
25/02 15:30
Top Channel/ Presidenti nga familja Jashari! Konjufca: Të vetmit që kanë konsensus nga të gjithë
25/02 15:27
Top News- VV përjashton Osmanin/ Konjufca: Një emër nga Jasharët ka konsensus
25/02 14:34
Top Channel/ Spiropali, vizitë në Prishtinë, takohet me homologun e saj në qeverinë Kurti
25/02 12:32
Top News-‘Jo reduktim të trupave amerikane’/ Komandanti i KFOR konfrimon angazhimin e SHBA në Kosovë
25/02 12:05
Top News- Thaçi sërish para togave të DhSK-së/ Gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës
25/02 10:25
Top Channel/ Shanset e Osmanit për presidente, kërkon edhe një mandat tjetër, por…
24/02 19:32
Top News- Kurti kusht Serbisë njohjen/ I hap rrugë dialogut për normalizimin e marrëdhënieve
24/02 18:10
Top News- Falsifikuan dokumentet e pronave/ Pranga 4 shtetasve në Kosovë, shkaktuan dëm 1.5 mln euro
24/02 14:13
Top News- ‘Na duhen amerikanët’ / Osmani-prania e tyre në KFOR, jetike për Kosovën
24/02 12:04
Top News- Tetë ditë kohë për presidentin/ Kurti kërkon marrëveshje ndërpartiake- Jam optimist
24/02 10:27
Top Channel/ Bisedimet për president, Kurti takon Abdixhikun: Duam konsensus
23/02 19:59
Top Channel/ Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë, Kurti: Ne nuk mund të nxjerrim kandidat
23/02 19:57
Top News- Dhjetë ditë afat për presidentin e ri/ DW: Kosova rrezikon zgjedhje të parakohshme…
23/02 15:40
DIGITALB DIGITALB