Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti premtoi koordinim me presidentin Hashim Thaci për politikën e jashtme të Kosovës. Thaçi është i bindur, se nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump do të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i ngarkuari i presidentit, Donald Trump në bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell e kanë intensifikuar angazhimin për rifillimin e dialogut Kosovë dhe Serbi të ndërprerë prej më shumë se një viti.