Kur kanë mbetur dhe 20 ditë nga afati i vendosur nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës që Kuvendi të zgjedhë një kandidat konsensual për president, ende në horizont nuk ka një profil. Albin Kurti sakaq vijon takimet me partitë politike. Pas dorëzimit të detyrës nga Vjosa Osmani tek Albulena Haxhiu, Kurti u takua me Lumir Abdixhikun e LDK-së, ku të dy thanë se do të donin të shmangin zgjedhje të reja.