Mbreti Charles III u kurorëzua të shtunën në ngjarjen më të madhe ceremoniale të Britanisë ndërsa të gjithë sytë e botës ishin tek ai. Rreth orës 12:00 në pallatin Westminster Abbey nisi ceremonia zyrtare e kurorëzimit me brohoritje, lavde dhe kore për nder të Mbretit Charles III. Para se t’i vendoste kurorën Kryepeshkopi me biblën në dorë i kërkoi Mbretit të ri të konfirmojë se ai do të mbështesë ligjin dhe Kishën e Anglisë gjatë mbretërimit të tij.