Covid-19 është ende një virus i ri me shumë të panjohura për mjekësinë botërore. Deri tani, gjithë çfarë ekziston kundër tij janë kura eksperimentale. E para, është ajo e sugjeruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila bazohet në një miks ilaçesh anti-virale, që përdoren edhe kundër HIV-it dhe Ebolës.