"Superman challenge" është alarmi i ri që vjen nga rrjeti social "Tik Tok". Kjo sfidë ka prekur fëmijët dhe adoleshentët në të gjithë botën. Prindërit janë të shqetësuar sepse një numër i madh të rinjsh kanë pësuar dëmtime në gjymtyrë dhe në kokë pas realizimit të sfidës. Frika se mund të ketë raste të ngjashme është prezente dhe në Shqipëri.