Qetësia është prishur sërish në Elbasan, pasi një atentat me pasojë vdekjen e një personi ka tronditur qytetin ditën e diel. Edmond Hyka alias Mëhalla mbeti i vrarë në një sulm të mirëorganizuar. 43-vjecari humbi jetën pasi doli nga biznesi i tij. Në momentin që po dilte me makinë, atentatorët janë afruar pranë xhamit dhe e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur në vend. Dy mendohet se janë personat që kanë marrë pjesë në sulm. Policia ka gjetur të djegur makinën e dyshuar si të përdorur nga vrasësit në afërsi të fshatit Mirakë, pranë Librazhdit krejtësisht të shkrumbuar. Mëhalla nuk ruhej dhe njihej si biznesmen në Elbasan. Ai kishte një linjë makinash elektrike, karburant dhe bar. 43-vjecari u vra në ambientet e karburantit të tij. Viktima kishte precedent penal në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes. Ai jetonte prej vitesh në Tiranë, pavarësisht se aktivitetet e biznesit i kishte në Elbasan.