Zgjedhjet këtë herë do të vijnë më shpejt. Në ndryshimet që iu bënë Kodit Zgjedhor u vendos që periudha zgjedhore të jetë nga 15 Prilli në 15 Maj, ndërsa ditën e votimit e cakton Presidenti jo më vonë se 9 muaj para mbarimit të mandatit të Kuvendit. Kësisoj, Ilir Meta ka vendosur të thërrasë në konsultim krerët e partive politike kryesore në vend për të caktuar një datë zgjedhje.