Top Story hyn në Kinostudio, aty ku negativët e filmit shqiptar mbahen me fanatizëm dhe rijetëzohen përmes dixhitalizmit. Filmat që kanë bërë historinë e kinematografisë dhe pjesëza nga skenat e xhirimeve dhe kostumet janë në ambientet e Arkivës Qendrore Shtetërore të Filmit, ku nga kapelja e Çerçiz Topullit tek fotot historike të punonjësve të Kinostudios, e deri tek aroma e negativëve hyn në atë botën e filmit shqiptar që mbetet ndër trashëgimitë kulturore më të çmuara shqiptare Talk Show politik "TOP STORY", çdo të hënë dhe të enjte ora 21.00, të mërkurën ora 22:00 në Top Channel. Në një sfidë të re jashtë politikës, pranë medias dhe drejtuar njerëzve, Grida Duma, sjell një hard talk me debat substancial, ku e vërteta thuhet sic është dhe politika serviret jashtë kolltuqeve të privilegjit të pushtetit. Kjo do të jetë një "Story", ky është "Top Story" dhe ky emision, do të jetë "On Top" Autore dhe moderatore: Grida Duma