Rubrika: Edi Manushi, Irini Meçe "Të Guximshmit" realizojnë një ndër eksperiencat më të veçanta në Alpet Shqiptare: kalimi i famshëm nga Valbona në Theth, duke vizituar 2 destinacionet më të bukura malore. Livia Brunga, Ola Zenelaj, Rizarta Hoxha, Arjon Muça dhe Arinda Gjoni i bashkohen kësaj aventure të paharrueshme. Mes maleve madhështore nuk mungojnë kunjat mes ish-banoreve të BBV, thashethemet, të qeshurat dhe muzika që ndez atmosferën. Një episod që bashkon dramën, argëtimin dhe bukuritë e natyrës shqiptare në një aventurë që nuk duhet humbur!