Këmbët, ndonëse qëndrojnë të pa ekspozuara për pjesën më të madhe të vitit, kërkojnë të njëjtën përkujdesje dhe vëmendje që i kushtojmë edhe fytyrës, flokëve, trupit etj. Duke mbajtur peshën e gjithë trupit shpesh këmbët shfaqin edhe probleme të ndryshme që lidhen me mënyrën e jetesës, lodhjen apo posturën, siç janë kallot dhe thembrat e çara. Farmacistja Brunilda Hoxha na tregon më shumë për shfaqjen dhe trajtimin e kallove dhe çarjet e thembrave, si edhe përgatit disa receta.