Deklarata e Donald Trump, më 19 qershor duket se ishte vetëm një shpërqendrim për qeverinë iraniane dhe sistemin e tyre të mbrojtjes, pasi vendimi ishte marrë. Presidenti i SHBA-ve kishte pranuar thirrjet e kryeministrit Benjamin Netanyahu, për të ndërhyrë dhe ushtarakisht në ndihmë të Izraelit. Ushtria Amerikane sulmoi nëpërmjet ajrit Iranin pas kaluar 24 orë nga deklarata e Trumo. Avionët B-2, një prej krenarive të flotës amerikane, sulmuan 3 pika strategjike të Iranit ku mendohet se ushtrohej aktiviteti i zhvillimit të armëve bërthamore. Fordow, Natanz dhe Esfahan shpërthyen pas hedhjes së bombave nga 7 avionët B-2 që u nisën të premten nga Missouri dhe udhëtuan drejt Iranit. Operacioni i quajtur si “Çekiçi i mesnatës” përfundoi me sukses sipas palës amerikane. Presidenti Trump pranoi sulmin drejt Iranit dhe vlerësoi operacionin e realizuar nga ushtria amerikane.