Vendi ynë është përfshirë nga temperatura tepër të larta si pasojë e masave ajrore me origjinë nga Afrika, duke nisur që ditën e djeshme. Ditën e sotme, temperaturat maksimale kanë arritur në 40 gradë Celcius, ndërsa nga e mërkura e deri të premte temperaturat do të arrijnë deri në 43 gradë. Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEUM), më problematike, situata do të paraqitet në qarqet e Beratit, Durrësit, Elbasanit, Fierit, Tiranës, Gjirokastrës dhe Vlorës. Në këtë valë të të nxehtit afrikan, nuk do të ketë reshje shiu, ndërsa rreziku për zjarre është shumë i lartë në disa zona. Gazetar: Kristo Kote