Ministrja Xhaçka konfirmon se veç Kakavijës edhe Kapshtica do të qëndrojë e hapur deri në orën 22:00 të ditës së sotme. “Kakavija dhe Kapshtica do të qëndrojnë hapur deri në orën 22:00. Risjellim në vëmendje që nesër nis kufizimi i ri nga pala greke duke vendosur kuota dhe kërkesa për formular dhe test negativ. Qytetarët të mos paraqiten nesër në Kakavijë e Kapshticë pa formularin dhe testin negativ”, ka thënë ministrja Xhaçka.