Buxheti social 2024 u analizua në Top Talk nga aktivisti Migen Qiraxhi dhe gazetari Brejdon Xhavara, të cilët prekën më nga afër këtë plan. Fokusi u vu tek arsimi dhe ndihmat ekonomike, niveli i të cilave mbetet shqetësues tek aktivistët. Pas në analizë nuk u lanë as shëndetësia dhe pensionistët. Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi. Nga e hëna në të premte, ora 15:45 Autor/Moderator: Angelo Haruni