Kryeministri Rama ishte sot në Shijak pranë familjeve që hynë në shtëpitë e reja të rindërtuara pas tërmetit. Ata kishin mbetur të pastrehë për shkak se më 26 nëntor të vitit 2019, lëkundja e tokës u rrëzoi shtëpinë. Në Shijak janë me qindra familjes që ngelën të pastreha. Një pjesë e madhe në qytet me pallatet që u bënë të pabanueshme, por edhe në zonat rurale, ku shumë banesa individuale u dëmtuan rëndë.