Dikur ishte një destinacion i pëlqyer pushimesh. Por tani është shndërruar në një nga qytetet më vdekjeprurës në Tokë, i famshëm tashmë për vdekje, drogë dhe shkatërrim. Colima në Meksikë tani mban titullin e tmerrshëm të kryeqytetit botëror të vrasjeve, pasi një varg vdekjesh të dhunshme shpërthyen pasi zona u kthye në arenën e një lufte të përgjakshme të karteleve. Jeta e përditshme në Colima, përbëhet nga të shtëna të vazhdueshme me armë zjarri ndërkohë që në rrugë, të takon të shohësh trupa të gjakosur..., thotë Këshilli Qytetar për Sigurinë Publike dhe Drejtësi Penale në Meksikë. Për shumë meksikanë, dëgjimi i britmave të njerëzve të pafajshëm që vriten në rrugë është thjeshtë një pjesë e jetës, veçanërisht në Colima.