Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar të premten se është i gatshëm të marrë pjesë në bisedime me presidentin serb Aleksandër Vucic në kryeqytetin evropian kurdo që ta ftojë Brukseli. Kurti u shpreh se është i përkushtuar për dialog parimor drejt një marrëveshje që në qendër ka njohjen reciproke.