LSI organizoi këtë të mërkurë një takim për të folur për programin e arsimit, por pas takimit mes Kryemadhit dhe policisë së Elbasanit ndodhi një përplasje verbale. Policia kishte marre informacion për takim pa maska anti Covid me mbi 10 persona, kjo është video e regjistruar nga LSI. Të njëjtën skenë e ka filmuar edhe policia, për të faktuar personat që ishin të pranishëm dhe pa maska. Kryemadhi edhe më herët është gjobitur për mos mbajtjen e maskës. Ndërsa shumë politikanë gjatë takimeve të tyre nuk përdorin maskë dhe shkelin rregullat duke mbledhur shumë persona në vende të mbyllura. Policia me ta është treguar vërtetë tolerante.